Përshkrimi
Zyra per qira
Rr. Papa Gjona Pali II, si dhe ne Unazen e Vogel.
Pallati ku ndodhet Ap (Zyre) eshte nje ndertese 12 kateshe e ndertuar ne vitin 2002, ka administrator, 3 ashensore, 2 prej te cileve jane per banoret dhe 1 per personat me aftesi te kufizuar. Pallati eshte i pajisur me kamera sigurie, ne secilin kat, ashensor, neper shkalle, bodrume dhe ambienti perreth te cilet funksionojne 24 ore ne 24 ore.
Ap (Zyre), eshte i organizuar ne kete menyre: nje koridor hyrje, kuzhine e vecuar, salle pritje, ka tre dhoma pune me parket, ka nje koridor tjeter te vogel qe ben shperndarjen ndermjet dhomave te punes, nje banjo, nje tualeti, nje depo si dhe nje verande e mbuluar, me siperfaqe 22m2 e cila akseson me dy ambiente te zyres. I gjithe ambienti zyre eshte i sapo investuar ne menyre shume cilesore.
Ap (Zyre), furnizohet me energji elektrike, nga rrjeti elektrik i qytetit, nepermjet dy linjave elektrike te tensionit te mesem, 6 kw dhe 20 kw. Automati kryesor me vleren e rrymes 250 Amp, eshte vendosur ne dhomen e transformatorit te pallatit dhe eshte i shkeputur, vecmas nga sistemi i furnizimit me energji elektrike te pallatit.
Ap (Zyre), ka te vendosur kontator elektrik, mates tre fazor ne boksin e pergjithshem ne bodrum, qe furnizohet nga sistemi elektrik 3 fazor me kabell me pese deje, percjellsa, me seksion secili percjellesi nga 10mm2. Ap (Zyre), furnizohet ne rast avarie te rrjetit elektrik te qytetit ose ne mungese te energjise elektrike nga nje grup elektrik (gjenerator) personal i pronareve me fuqi 75 kvA. Grupi elektrik (Gjenerator) personal eshte i vecante nga grupi elektrik (gjenerator) i pallatit. Grupi elektrik (Gjenerator) personal ka kapacitet te tille prej 63KWA, me koeficient φ = 0.8, qe zyra te furnizohet dhe funksionoje ne kushte normale ashtu sikurse furnizohet dhe funksionon nga rrjeti elektrik i qytetit. Grupi elektrik (Gjenerator) personal eshte me hyrje-dalje automatike dhe ne gadishmeri pune ne cdo kohe.
Ap (Zyre), eshte i pajisur me kondicioner te tipit ngrohje ftohje, secili ambient me vete. Zyrat jane komfort, kane ndricim natyral maksimal dhe ndricim artificial me llamba te tipit day-light.
Ftohja dhe ngrohja e zyrave sigurohet nga 4 kondicionere te vendosur secili ne cdo ambient.
Ap (Zyre), eshte rinovuar teresisht nga ana ndertimore, elektrike, hidraulike dhe eshte ne gjendje shume te mire.
Ap (Zyre), eshte i pajisur me sistem televiziv tokesor dhe satelitor personal, te vecante nga pallati.
Ap (Zyre), eshte i pajisur me rrjet te brendshem interneti dhe telefonie (ka 14 vende pune te gatshme). Ne Rack eshte montuar nje switch HP 10/100 MG qe ka 24 porta. Ka mundesi vendosje karte per dyfishimin e linjave. Shperndarja e internetit ne vendet e punes behet nepermjet rrakut ku eshte vendosur Patch panel, te vendosur ne hyrje te tij. Kabllot e internetit te shtrira brenda ap (zyre) jane te standartit IP. Kabllot ushqejne secilen prize me vete dhe kane linjen e tyre kompjuterike. Prizat e daljes jane te tipit KAT 5-E. Te gjitha prizat kompjuterike te apartamentit (zyre) furnizohen me kabell kompjuterik UTP KAT 5-E. Ky rrjet ofron shpejtesi per 1 Giga. Ekziston gjithashtu mundesia e perdorimit te telefonise se brendshme, system i mbyllur, me vendosejn e nje centrali telefonik dhe pajisjeve telefonike